Ballina

Thaçi: Më vjen keq që s’mund dëshmojnë Albright, Holbrooke, Rugova, Demaçi…

By GAZETA SCANNER 1

April 04, 2023

Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi është deklaruar sot pa betim në kuadër të Dhomave të Specializuara të Hagës.

Thaçi është deklaruar pas akuzave që po i bëhen kinse për kryerje të krimeve të luftës.

Ndër të tjerash, Thaçi deklaroi se Kosova dhe UÇK-ja ishin në anën e drejtë të historisë.

“Sot, unë jam i lumtur që populli i Kosovës jeton në një Kosovë të lirë, të pavarur dhe të bazuar në të  drejta të barabarta për të gjithë qytetarët ku sundon ligji.Kosova, është rrëfim suksesi.I nderuar trup gjykues gjatë këtij procesi gjyqësor do të udhëtojmë prapa në kohë e ngjarje që kanë ndodhur 25 vite më parë.U kërkoj të gjithë të keni parasysh se mbamendja 25 vjet më parë është e mjegulluar. Realiteti po ngatërrohet me opinione dhe agjenda të ndryshme, spekulimet po shndërrohen në fakte. Gjithashtu emocionet, motivet apo mllefet politike të secilit akterë politik s’duhet të kuptohen si fakte në këtë sallë. Kjo vlen edhe për disa botime apo opinione të pasluftës të ekzagjeruar apo të përshtatura te akterët e ndryshëm të luftës. Si në çdo shoqëri demokratike edhe tek ne jo çdo bashkëluftëtarë i luftës ka qenë edhe bashkudhëtarë apo bashkëmendimtarë në proceset politike të pasluftës”,deklaroi Thaçi, shkruan lajmi.net.

Po ashtu Thaçi tha se në raste jo të pakta tek disa “ambiciet dhe interesat politike e egoja personale tejkalojnë të vërtetën dhe realitetin për UÇK-në dhe Kosovën”.

“Njerëzit mbajnë mend atë që duan të besojnë se është e vërtetë, por ne kemi një histori faktike të regjistruar në atë kohë dhe duhet të kthehemi tek ato dëshmi sepse ato do të zbulohet e vërteta. Më vie keq që nuk do të kemi mundësinë t’i dëgjojmë në këtë gjykatë, dëshmitë dëshmojë ish-sekretarja e shtetit Madeleine Albright, ish ambasadori Richard Holbrooke, të presidentit Ibrahim Rugova, të profesor Fehmi Aganit, të Adem Demaçit e liderëve të tjerë.Ata do të kishin dëshmuar në emrin tim për atë që kamë thënë dhe bëjë gjatë asaj kohe të rëndësishëm të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.Jam i lumtur se shumë të tjerë si ata vendorë dhe ndërkombëtarë janë të gatshëm të dëshmojnë për pafajësinë time”,shtoi ai.

Thaçi gjithashtu tha se në Kosovë gjithmonë është mbështetur drejtësia.

“Ne besuam në vetën tonë për të qenë të lirë, por të gjithë e dinim se pa ndihmën e bashkësisë ndërkoëntbarë në vecanti të SHBA-ve, s’do të mund të ishim krurë të lirë dhe të pavarur. Në Kosovë gjithmonë kemi mbështetur drejtësinë dhe drejtësinë ndërkomëbtare në vecanti”,theksoi ai