Nga partia e Albin Kurtit po i arsyetojnë dështimin e ndërtimit të rrugëve të rëndësishme për vendin.
Deputeti i Vetëvendosjes, Halil Thaçi për emisionin “Expose” ka theksuar se një nga sfidat e mëdha të ministrisë së Infrastrukturës është çështja e shpronësimeve.
“Sigurisht që ka qenë sfiduese sidomos Ministria e Infrastrukturës, për arsye se ne e dimë dhe kemi parë edhe deklaratat e ministrit Aliu, edhe zëdhënës ministrit Durmishi, që kanë deklaru me problemet që kjo ministri ka sidomos rreth shpronësimeve. Shpronësimet në vitin 2021 kanë qenë 182 milionë euro, ndërsa për këtë vit kanë qenë të ndara vetëm 7,2 milionë euro nga qeverisjet e kaluara. Ky është problemi krucial që është përballë kjo ministri me punimet nëpër magjistralet”, tha Thaçi.
Thaçi ka hedhë akuza ndaj ish-qeveritarëve duke potencuar se kanë bërë shumë keqpërdorime në projektet infrastrukturore.
“Në veçanti ka shumë keqpërdorime në qeverisjet e kalume në këto projekte, pra projektet të cilat kanë qenë, është dasht të ndërpritën në bazë të raprotit të auditorit, ka ndodhur ndërprerja e kontratës për magjistralën Prishtinë –Mitrovicë, dhe ka fillu një projekt i tillë, një kontratë e re dhe ka filluar projekti të zbatohet, gjë të cilën edhe vet ministri dhe kryeministri kanë deklaruar se deri në fillim të vitit 2025 do të përfundojë, pra në shkurt të këtij viti është nënshkurar kontrata e re të cilët po fillojnë dhe po punohet për përfundimin e kësaj magjistralje”, shton Thaçi.
Ai thotë se edhe magjistrja Prishtinë-Podujevë dhe ajo Mitrovicë-Prishtinë, do të jenë të përfunduara qysh në fillim të vitit 2025.
“Edhe në magjistralet tjera sic është ajo Prishitnë-Podujevë, janë duke vazhduar punimet dhe shkurti i i vitit 2025 sigurisht që të dyja magjistralet edhe kjo Podujevë – Prishtinë edhe Mitroivë-Prishtinë, që të dyja do të jenë të përfunduara. Sigurisht që neglizhenca e këtyre punimeve ka ndodh për shkak të shpronësimeve të cilat edhe nuk ka pas shpronësime, e keni parsysh që në Kosovë kanë qenë 12 projekte të mëdha që nuk kanë pas as elaborat të shpronësimit, pra nuk ka pas as projekt të shpronësimit dhe ka vazhdu projektet pa shpronësime”, tha Thaçi.
“Katër vjet për të ri filluar një projekte të mbetur në gjysëm nuk ka koment, projektet kanë mundur të fillojnë nga zero dhe të perfundojnë , në mandatin katër vjeçarë. Pra kjo Qeveri nuk ka arritur të vazhdojë atu ku ka mbetur puna dhe është dashur katër vite,të shoh dhe të kërkojë operator të degjushëm të saj, përndryshe nuk mund të kuptohet. Do të kuptohet ndryshe nëse nuk do të ishin aferat korruptive, sikur të mos ishin intervistime e niveleve ministore nga institucionet drejtësis, do të kuptonimin ndryshe sikur të kishte ndonjë problem, projektet kanë qenë shumë të qarta kanë mbetur gjysëm për shkakë ndryshimeve politike dhe është dashur të vazhdojnë atu ku kanë mbetur. Shiheni sot segmentin e rrugësë Kiev praktikishtë Gllarevë,pra kemi një lojë të pa kuptimt, në kuptimin e trasese së rrugës mëshumë se 4 vite një sgement rrugor ka qenë në diskutim, jo shpronsime, lëvizje të trasesë, kemi një lojë të tillë krejtësisht të korruptuar për shkak të disa kilometra të trasesë që duhet të luhet me disa pronar apo me disa tregëtarë tokash”, tha Thaçi për “Expose”, prodhim i GazetaBlic