Lajme

Tetë të vdekur nga shembja e një strehe në Novi Sad të Serbisë

By GAZETA SCANNER 1

November 01, 2024

Tetë njerëz kanë vdekur nga shembja e strehës së stacionit të trenit në Novi Sad të Serbisë, tha të premten ministri i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq.

Sipas tij, rreth 80 punëtorë të shpëtimit nga disa qytete janë duke marrë pjesë në operacionin e shpëtimit.

“Situatë tepër e vështirë, e cila sigurisht se do të marrë edhe disa orë. Tetë trupa u nxorën nga rrënojat. Dy njerëz janë në spital dhe kanë mbijetuar, edhe pse gjendja e njërit është goxha serioze, këmba e tij është amputuar” – tha ministri serb.

Ai shtoi se ekipet emergjente janë në kontakt me dy persona që ndodhen nën rrënoja.

“Ata po mundohen që t’i nxjerrin të gjallë. Janë një grua dhe një vajzë rreth 14 vjeçe. Po komunikojmë me to” – tha Daçiqi.