KoronavirusiLajme

Tetë të vdekur nga Covid-19 dhe 549 raste të reja në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri ka bërë të ditur se tetë persona kanë vdekur nga COVID-19 si dhe janë shënuar 549 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit.

Janë shëruar 558 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 183,636 që nga fillimi i epidemisë.

Numri total i të prekurve me koronavirus atje ka arritur në 195,021, të vdekur janë 3,022 si dhe janë 8,363 raste aktive.