8.8 C
New York
Thursday, April 25, 2024

Buy now

Testohet prototipi i Chevrolet Silverado EV

- Advertisement -

Chevrolet Silverado EV veçse është zyrtarizuar, por ende jemi në pritje që kamionçinat e para të jenë të qasshme për klientët.

Tani për tani, kompania ka filluar testimet e prototipave të para në rrugët e Detroit, dhe për fatin tonë fotografët ishin të gatshëm dhe në pritje.

Mund të themi se ishte vet Mary Barra, drejtoresha ekzekutive që u dha atyre lajmin me një status në Twitter, transmeton Telegrafi.

Spotted – a @Chevrolet Silverado #EV being put through its paces at the @GM Milford Proving Ground. Looking forward to seeing your photos of these trucks in the wild when they start testing on Detroit streets next month! pic.twitter.com/AUJRcmmXoY

— Mary Barra (@mtbarra) June 30, 2022

Fatmirësisht vetura nuk është aspak e kamufluar, kështu që mund ta shohim tërë trupin e pamaskuar të veturës Silverado, edhe pse nuk prisnim ndonjë befasi në këtë periudhë.

Vetura e testuar nuk i kishte sa dritat e frenimit e as dritat e pasme, por vetëm të ashtuquajturat “vendet mbajtëse” të dritave – mjaftueshëm që t’i përmbahen ligjit vendas.

Të gjitha format e pjesëve të veturës të testuar janë të njëjta me ato që Chevrolet i kishte zbuluar për publikun më herët.

Kompania në anën tjetër ka premtuar se sapo Silverado EV të dal në treg, do të mund të me një mbushje të përshkojë rrugë me gjatësi prej 643 kilometrash.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit