Botë

Tërmeti në Japoni: Bllokohen mbi një mijë pasagjerë në trena

By GAZETA SCANNER 1

January 01, 2024

Katër trena të shpejtë që u ndalën midis qyteteve Toyama dhe Kanazawa në prefekturën Ishikawa të Japonisë gjatë tërmetit të fuqishëm të së hënës mbetën të bllokuar.

Transmetuesi publik japonez NHK, duke cituar Japan Railways West, raportoi se gati 1 mijë e 400 pasagjerë mbeten të bllokuar brenda trenave të shpejtësisë së lartë për më shumë se 10 orë që nga lëkundja e fuqishme që tronditi rajonin, raporton CNN.