Lajme

Tërhiqet nga leximi i dytë projektligji për trajtimin e ndërtimeve pa leje

By GAZETA SCANNER 1

June 29, 2023

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, gjatë seancës plenare ka tërhoqur nga rendi i ditës së leximit të dytë projektligjin për trajtimin e ndërtimeve pa leje.

Konjuca ka thënë se sot në mbledhjen e Qeverisë është vendosur të tërhiqet ky projektligj.

“Nga Qeveria me bënë me dije se në mbledhjen që sapo përfundoi u vendos të tërhiqet nga leximi i dytë projektligji për trajtimin e ndërtimeve pa leje”, ka thënë Konjufca.