Shëndeti

Terapia gjenetike rikthen dëgjimin tek fëmijët e lindur të shurdhër

By GAZETA SCANNER 1

June 06, 2024

Fëmijëve të lindur të shurdhër u është rikthyer dëgjimi në të dy veshët si rezultat i terapisë gjenetike, raporton një studim i ri.

Të pesë fëmijët treguan rikuperim të dëgjimit në të dy veshët, me përmirësime dramatike në perceptimin e të folurit dhe aftësinë për të gjetur pozicionin e një tingulli.

Dy nga fëmijët gjithashtu fituan aftësi për të vlerësuar muzikën dhe u vëzhguan duke kërcyer nën muzikë, shtuan studiuesit.

“Rezultatet nga këto studime janë befasuese”, tha bashkë-kërkuesi i lartë Zheng-Yi Chen, shkencëtar i asociuar në laboratorët Eaton-Peabody në Mass Eye and Ear.

“Ne vazhdojmë të shohim përparimin dramatik të aftësisë së dëgjimit të fëmijëve të trajtuar, dhe studimi i ri tregon përfitime shtesë të terapisë gjenetike kur administrohet në të dy veshët, duke përfshirë aftësinë për lokalizimin e burimit të zërit dhe përmirësime në njohjen e të folurit në mjedise të zhurmshme”, shtoi Chen.

Rreth 26 milionë njerëz lindin të shurdhër, thanë studiuesit. Deri në 60% të shurdhimit të fëmijërisë shkaktohet nga faktorë gjenetikë.