Policia e Kosovës ka arrestuar një person për një rast të vrasjes në tentativë të ndodhur me 20 dhjetor në fshatin Gllobar të Komunës së Drenasit.
Hetimet intenzive të zhvilluara nga hetuesit rajonal kanë rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit.
“Në lidhje me rastin, më 19.03.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.
I dyshuari kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të një veture e cila ishte e parkuar afër Drenasit.
Sipas policisë, dyshohet se brenda veturës e cila ishte cak e plumbave kishte njerëz.
Rasti është hapur me 20 dhjetor 2022 në orën 00:20 minuta.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur 6 gëzhoja te armës dhe një predhë.