Ish presidenti i SHB-’së, Donald Trump i ka shpëtuar të shtunën një tentim atentati ndaj tij në një tubim zgjedhor në Pensilvania.
The Guardian sjellë një përmbledhje të asaj që është mësuar nga konferenca e policisë:
FBI po e heton rastin si tentim vrasje;
Autoritetet thonë se vrasësi ishte mashkull dhe e kanë identifikuar paraprakisht, por nuk janë të përgatitur për ta publikuar atë informacion;
Policia nuk ka identifikuar një motiv zyrtar;
Dy persona janë plagosur rëndë dhe një është vrarë, që të tre meshkuj;
Policia i ka bërë apel publikut që çdo informacion dhe pamje nga celulari që kanë ta dorëzojnë;
Hetimi pritet të zgjasë me ditë, javë dhe muaj;
Asnjë polic nuk u godit nga të shtënat.