Lajme

Tensionet në veri, Milo: Teatër i madh politik, Kurti i pamatur

By GAZETA SCANNER 1

May 28, 2023

Historiani dhe politikani shqiptar, Paskal Milo e cilësoi teatër të madh politik atë që ndodhi në veri të Kosovës të premtën parë kur policia u përplas me serbët lokalë në përpjekje për t’i futur kryekomunarët e rinj nëpër zyra.

Në emisionin Review në Euronews Albania, Milo tha se veprimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për t’i çuar nëpër zyra krerët e 4 komunave të dalë nga zgjedhjet e bojkotuara nga serbët, ishte tërësisht i pamatur.

Milo u shpreh se Kurti ishte paralajmëruar nga ndërkombëtarët për të mos e bërë pikërisht atë që e bëri, ndaj edhe reagimi ishte aq i fortë, sipas tij.

“Kurti ishte paralajmëruar nga ndërkombëtarët që kur u bënë zgjedhjet që të mos tentohej të futeshin me forcë në komuna. Duhet të tregoheshin më të matur, shpesh në politikën e Kosovës mungon maturia. U diskutua që krerët e rinj të mos shkonin në zyrat e tyre por diku tjetër ku të ushtronin detyrën e tyre. Pushteti i tyre do jetë i përkohshëm se situata nuk do lejohet dhe do shkohet në zgjedhje të tjera në këto komuna. Nëse serbët marrin pjesë në këto zgjedhje dihet si do jetë rezultatin. Në Veri është e përcaktuar, nëse marrin pjesë në zgjedhje, serbët kanë shumicën. Kjo gjë ishte paralajmëruar të mos ndodhte. Ndaj reagimi nga ndërkombëtarët është kaq i madh. E paralajmëruan Kurtin, është pamaturi nga ana e tij. Nuk mbrohet sovraniteti me një akt taktik”, tha Milo.