Lajme

Tenderi i MPJD-së: Të gjenden dokumentet, të “humbet” Gërvalla

By GAZETA SCANNER 1

October 26, 2024

Me qindra dokumente që do duhej të dorëzoheshin në duart e mërgimtarëve nuk dihet çka ndodhi, ndaj për këtë proces opozita ngritë dyshime për Ministrinë ë Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Për këtë e një tjetër parregullsi të dikasterit që drejton Donika Gërvalla, po kërkohet intervenimi i organeve të drejtësisë, raporton Klan Kosova.

Përgjegjësi për rastin e dokumenteve kërkuan PDK dhe LDK.

Por Gërvalla më një reagim hoqi përgjegjësinë nga vetja, e madje e mohoi edhe  zhdukjen e dokumenteve.

Lidhur me këtë, nga opozita u ngrit shqetësimi edhe i rrezikut të keqpërdorimit të të dhënave personale të mërgimtarëve që janë në pritje të atyre dokumenteve.