Lajme

Tenderi 1.8 milion euro, AVONET kritikon Komunën e Ferizajit: E fitoi kompania me përfaqësues të dënuar për mashtrim

By GAZETA SCANNER

September 28, 2024

Rrjeti i Organizatave Joqeveritare “AVONET” ka reaguar në lidhje me një tender të dhënë nga Komuna e Ferizajit.

Në një reagim publik, AVONET ka vlerësuar se kjo komunë ka nënshkruar një tender në vleri 1.8 milionë euro me një kompani që e ka përfaqësuesin e dënuar për mashtrim.

Tutje, AVONET ka kërkuar nga organet kompetente që të nisin hetimet për këtë tender.