Teknologji

Telekom Albania nis zyrtarisht bashkëpunimin me Ericsson për teknologjinë 5G

Nën konceptin “One Vision”, Telekom Albania, Ericsson dhe qeveria shqiptare prezantuan marrëveshjen e bashkëpëunimit për modernizimin e rrjetit të transmetimit të operatorit Telekom Albania.

Ralitsa Agayn Guri, kryetare e Bordit të drejtorëve të Telekom vlerësoi bashkëpunimin me Ericsson, duke e cilësuar marrëveshjen si një proces transformues.

Ndërsa drejtori i Ericsson për Ballkanin Perëndimor, Antonio Passarella, tha se shërbimet gjithnjë e më shumë po plotësojnë portofolin për teknologjinë 5G.

E pranishme në takim ishte dhe ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila u shpreh se pëërdoruesit shqiptarë janë gati për këtë hap të ri e të madh të teknologjisë.

Ericsson do të rrisë kapacitetet e rrjetit të Telekom Albania në klasën Gigabit LTE, ndërsa gjithashtu do ta përgatisë rrjetin 5G duke përdorur pajisjet e fundit të transmetimit Ericsson.