Këshilla mjekësore

Telefonat duhet të largohen nga tavolina e ngrënies

By GAZETA SCANNER 1

July 08, 2024

Telefonat celularë duhet të ndalohen në tavolinën e ngrënies dhe kohës së gjumit si pjesë e një qasjeje të shëndetshme ndaj pajisjeve elektronike, kanë thënë katër zyrtarë kryesorë të mjekësisë në Mbretërinë e Bashkuar.

Fëmijët gjithashtu duhet të pushojnë nga aktivitetet nëpër ekrane çdo dy orë, kanë parlajmëruar këshilltarët qeveritarë.

Ata shtuan se industria duhet të bëjë më shumë për t’i mbajtur fëmijët të sigurt.

Udhëzimi i tyre vjen pasi sekretari anglez i Shëndetësisë, Matt Hancock, do të takohet me shefat e Instagram për të diskutuar për vetëdijesimin dhe përmbajtjeve vetëvrasëse.