Rozë

Teksa flitet se me Besin janë ndarë, zbuloni marrëdhënien e Xhensilës me kunatën

By GAZETA SCANNER 1

February 10, 2024

Prej ditësh rrjeti po zien nga aludimet për një ndarje mes Xhensila Myrtezajt dhe Bes Kallakut.

Çifti nuk e ndjek më njeri tjetrin në Instagram dhe gjithashtu këngëtarja i ka fshirë të gjitha fotot me Besin dhe pikërisht këto veprime i kanë shtuar benzinë më shumë zjarrit për një divorc.

Edhe pse vetë ata nuk e kanë konfirmuar lajmin dhe vijojnë të postojnë foto të ndryshme nga jeta e përditshme, afterparty.al ka vënë re se ndërkohë Xhensila vijon të ndjekë në Instagram kunatën e saj, Ana Kallaku. Njëjtë edhe kjo e fundit këngëtaren.