10.4 C
New York
Wednesday, April 24, 2024

Buy now

Teknologjia e re e LG bën që ekranet që zgjerohen me 20%

- Advertisement -

LG Display ka zhvilluar një ekran 12-inç që mund të zgjerohet në madhësinë 14-inç. Ekrani një ditë mund të përdoret në materiale me sipërfaqe të parregullta si veshjet, veshjet elektronike për të shfaqur mesazhe në uniforma.

Ekranet e shtrira, ose ekranet “Free-Form” siç i quan LG Display, mund të tërhiqen, mund të përkulen apo të përdridhen. Ato janë një hap përpara ekraneve fleksibël që kemi parë në disa smartfonë si Galaxy Fold të cilët mund të palosen dhe të përkulen por jo të zgjerohen.

Për ta bërë një ekran të tillë, LG Display ka ndërtuar bazën e tij nga një material silikoni i ngjashëm me atë që përdoret në lentet e kontaktit.

“Është një teknologji revolucionare e cila ofron një zhdërvjelltësi të një niveli tjetër për tu aplikuar në përditshmëri,” shkruante LG Display.

“Mund ti bashkangjitet lehtësisht sipërfaqeve të lakuara si lëkura, veshjet, elektroshtëpiaket, automjetet, avionët dhe ky inovacion unik zgjeron potencialin e ekraneve në industri të ndryshme si moda, veshjet elektronike, mobiliteti dhe gaming.”

Në të kaluarën kemi parë ekrane që zgjerohen nga Samsung dhe të tjetër por shumë pak mund të arrihej më to. Produkti i LG shkon më tutje duke treguar edhe implementimin potencial.

Kompania ka punuar me këtë teknologji që prej 2020. /PCWorld Albanian/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit