Botë

Tebboune zgjidhet president i Algjerisë

Ish- kryeministri i Algjerisë, Abdelmadjid Tebboune është zgjedhur president i vendit, megjithatë, protestuesit nga grupi që e quan veten “Lëvizja” (Hirak), e cila është përgjegjëse për rrëzimin e ish- presidentit Abdelaziz Bouteflika, kanë premtuar se intensiteti i demonstratave nuk do të bie.

Tebboune, i cili ishte ministër për banim në qeverinë e Bouteflikasë dhe për një kohë të shkurtër edhe kryeministër, është shpallur sot fitues. Ai ka marrë mbi 50 për qind të votave nga 40 për qind të daljes në zgjedhje. Kjo gjë e bënë të panevojshme rundin e dytë.

Anëtarët e “Lëvizjes” vlerësojnë këto zgjedhje të jenë farsë që kanë për qëllim ta mbajë në pushtet elitën e vjetër qeverisëse. Pas demonstratave disa javore, Bouteflika u detyrua ta lë detyrën pas 20 vitesh në pushtet.