Lajme

Teatri Kombëtar që 40 ditë në grevë, Mushkolaj: Ndoshta pushteti s’ka nevojë për teatër, se shfaqje jep vetë çdo ditë

By GAZETA SCANNER

December 28, 2024

Analisti Imer Mushkolaj ka treguar që Teatri Kombëtarë është në grevë që 40 ditë.

Ai e ka kritikuar Ministrinë e Kulturës për heshtje ndaj kërkesave të komunitetit artistik.

Në profilin e tij në “Facebook”, Mushkolaj ka rikujtuar se kryeministri Kurti po flet për suksese të qeverisë së tij në të gjitha fushate.

“Qe 40 ditë Teatri Kombëtar i Kosovës është në grevë. Qe 40 ditë nuk është dhënë asnjë shfaqje. Ministria e Kulturës hesht për kërkesat e komunitetit artistik, e kryeministri flet për suksese të jashtëzakonshme në të gjitha fushat. Ndoshta pushteti s’ka nevojë për teatër, se shfaqje jep vetë çdo ditë. Komedi, tragjedi, tragjikomedi. Ndoshta kjo është mënyra ma e mirë për ta shfaqur mjerimin e vet”, ka shkruar Mushkolaj.