Zgjedhjet 2025

Të shtunën në Vushtrri, Limaj prezanton kandidaturën e Izmakut për deputete

By GAZETA SCANNER 1

December 11, 2024

Nisma Socialdemokrate të shtunën do ta mbajë një tubim në qytetin e Vushtrrisë.

Në këtë tubim do të paraqitet kandidatura e Xhevahire Izmakut për deputete të Kuvendit të Kosovës.

Me këtë rast, Izmaku ka ftuar qytetarët e Vushtrrisë që të marrin pjesë në këtë tubim.

“Ky është një moment i rëndësishëm për mua dhe do të ishte kënaqësi të shoh prezencen tuaj, duke ndare bashke idete për ndryshimin dhe zhvillimin e vendit tonë!”, ka shkruar Izmaku në Facebook.

Postimi i plotë 

Të nderuar qytetarë të Vushtrrisë, anëtarë dhe simpatizantë të Nismës Socialdemokrate,

Ju ftoj të merrni pjesë në tubimin e Nismës Socialdemokrate, ku lideri Fatmir Limaj do të paraqesë kandidaturën time për deputete.

Data: 14 dhjetor, e shtune 2024 Vendi: Qendra e Kulturës “Hasan Prishtina”, Vushtrri Ora: 18:00

Ky është një moment i rëndësishëm për mua dhe do të ishte kënaqësi të shoh prezencen tuaj, duke ndare bashke idete për ndryshimin dhe zhvillimin e vendit tonë!

Angazhimi im për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe zhvillimin e Vushtrrisë mbetet i palëkundur, dhe besoj se së bashku, mund të arrijmë rezultate të mëdha për të gjithë qytetarët.