Gazeta SCANNER të shtunën (28.10.2023) do ta mbajë trajnimin e radhës në kuadër të projektit “Fuqizimi i bashkëpunimit komunitar në Kosovë: Promovimi dhe mbrojtja e të drejtave dhe interesave të komuniteteve”, i cili mbështetet nga Zyra për Çështjen e Komuniteteve në Qeverinë e Republikës së Kosovës.
Trajnimi do të mbahet Shkollën “Pandeli Sotiri” në Plemetin, Komuna e Obiliqit, duke filluar nga ora 11:00. Me këtë rast, ftohen të gjithë të interesuarit e komunitetit egjiptian të marrin pjesë në trajnim.
“Të drejtat e komuniteteve në Kosovë sipas legjislacionit në fuqi” do të jetë tema që do të trajtohet në këtë trajnim të radhës me komunitetin egjiptian.
Kujtojmë se projekti: “Fuqizimi i bashkëpunimit komunitar në Kosovë: Promovimi dhe mbrojtja e të drejtave dhe interesave të komuniteteve”
Ky projekt synon të rrisë bashkëpunimin në mes të komuniteteve në Kosovë, duke organizuar aktivitete dhe trajnime për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave dhe interesave të tyre.
Nëpërmjet angazhimit të pjesëtarëve të komunitetit, synohet ngritja e nivelit të bashkëpunimit në mënyrë që të krijohet një mjedis i përkrahjes ndërkomunitare.
Po ashtu, nëpërmjet këtij projekti synohet krijimi i një klimë të mirëbesimit dhe bashkëpunimit në mes të pjesëtarëve të komuniteteve në Kosovë.
Gjithashtu, nëpërmjet këtij projekti synohet që të ndihmohen komunitetet në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe sfidave të ndryshme që mund të shfaqen në marrëdhëniet ndërmjet tyre.
Ky projekt synon edhe promovimin e të drejtave të komuniteteve, duke adresuar edhe nevojat specifike të tyre.
Pra, qëllimi kryesor është fuqizimi i komuniteteve në Kosovë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për to, si në aspektin edukativ, shëndetësor, ekonomik dhe të mirëqenies.