Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar sërish rreth vrasjes së rëndë të oficerit policor kosovar nga grupe të armatosura rëndë dhe të maskuara të nacionalitetit serb në Zveçan, me ç’rast tha se të shtënat mbi policinë kosovare po vazhdojnë ende.
Kurti rikonfirmoi përkushtimin e autoriteteve të rendit për të ruajtur sundimin e ligjit dhe rendit në mbarë vendin.
“Derisa mbajmë zi për humbjen e jetës së oficerit tonë të rënë, riafirmojnë përkushtimin tonë për sundim të ligjit dhe rendit në tërë territorin tonë. Sponzorizimi i Serbisë për dhunën dhe terrorizmin është shkelje e madhe e sigurisë tonë kombëtare dhe parimeve dhe vlerave ndërkombëtare”, ka shkruar Kurti në rrjetin “X”.
Gjatë kësaj kohe është duke u mbajtur mbledhej e Këshillit të Sigurisë Kombëtare ku pritet që në ora 12:00 të ketë konferencë për media rreth këtyre ngjarjeve të rënda.