Lajme

Të shtënat me armë në Fushë Kosovë, zyrtari policor u qëllua në këmbë – dërgohet për tretman mjekësor

By GAZETA SCANNER 1

November 10, 2024

Një incident i rëndë ka ndodhur para rreth një ore në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Fushë Kosovë, ku një person është qëlluar me armë zjarri dhe ka mbetur i plagosur.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se viktima që u qëllua me armë nga një person është zyrtar policor.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se zyrtari policor i plagosur i takon Njësisë së Trafikut dhe në momentin që i dyshuari e qëlloi ishte jashtë detyrës zyrtare.

Po ashtu, mësohet se polici është plagosur në këmbë dhe është dërguar për tretman mjekësor.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës ku kanë thënë se hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit.