Police patrol a neighborhood after a shooting on Saturday, March 16, 2024 in Falls Township, Pa. Several people have been shot after gunfire erupted in a suburban Philadelphia township, prompting authorities to warn residents to hunker down in their homes and forcing cancellation of a St. Patrick’s Day parade and a children’s theme park. (AP Photo/Michael Catalini)

Botë

Të shtëna në Pensilvani, të paktën tre persona të vdekur

By GAZETA SCANNER 1

March 16, 2024

Të paktën tre persona u vranë nga të shtënat në Falls Township, Pennsylvania të shtunën në mëngjes, thanë zyrtarët, sipas CNN.

“Ne po hetojmë një vrasje masive që ndodhi në qytet këtë mëngjes,” tha Jeff Dance, kryetar i bordit të mbikëqyrësve të qytetit. “Tre persona u vranë në dy lokacione të ndryshme dhe bëhet fjalë për dhunë në familje”, shtoi ai.

Policia e ka identifikuar të dyshuarin si autori i ngjarjes, ai është 26-vjeçari Andre Gordon.

Departamenti i Policisë së Middletown tha në një postim në Facebook se ata janë në dijeni për të shtënat dhe po u kërkojnë banorëve të marrin masa paraprake.

Mos udhëtoni në Falls Township deri në një njoftim tjetërNe kemi urdhëruar që qendra tregtare të mbyllet deri në një njoftim të dytë,” tha Departamenti i Policisë së Middletown.