Lajme

Të shtëna me armë në Mitrovicë, plagoset një person

By GAZETA SCANNER 1

October 05, 2024

Një person ka pësuar lëndime trupore, pasi është qëlluar me armë zjarri.

Incidenti ka ndodhur në rrugën “Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë të Jugut

Viktima është plagosur me armë në këmbë, teksa sipas policisë, i njëjti është duke marrë trajtim mjekësor në spital.

Akoma nuk dihen shkaqet që kanë çuar te ky incident.