Para pak minutash ka pasur të shtëna me armë zjarri në mes fshatit Llandovicë dhe Gjonaj të Prizrenit
Këtë e ka konfirmuar zëdhëndës polici për rajonin e Prizrenit, Faton Aliu, ku bëri të ditur se vetura e dyshuar ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Aliu, tutje njoftoi se nuk ka persona të lënduar.
“Në mes fshatit Llandovicë dhe fshatit Gjonaj të Prizrenit është raportuar që ka pasur të shtëna me armë zjarri. Vetura e dyshuar ka ikur nga vendi i ngjarjes, ndërsa nuk raportohet për të lënduar. Njësitë e policisë janë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Aliu për Indeksonline