Para pak çastesh, të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në kryeqytet, më saktë në lagjen “Bregu i Diellit”.
Policia e Kosovës ka treguar se rasti ka ndodhur në rreth orës 21:30 dhe se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar disa gëzhoja, ndërkohë që deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.
“Rreth orës 21:30 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore. Nga veprimet e para policore në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar disa gëzhoja, ndërkohë që deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar”, ka treguar për Demokracia.com. Agron Borovci, zëdhënës i policisë për rajonin e Prishtinës.
Përderisa policia po punon në mënyrë aktive për të mbledhur më shumë informacion rreth identifikimit të të dyshuarve, në të njëjtë kohë po vijon punën hetimore me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.