Lajme

Të shtëna armësh mes dy veturave në Prishtinë

By GAZETA SCANNER 1

May 31, 2024

Në raportin 24 orësh, policia ka njoftuar se ka pasur të shtëna me armë zjarri mes dy veturave.

Pas raportimit, policia ka dalur menjëherë në vendin e ngjarjes por nuk kanë hasur në personat e dyshuar.

Me rastin është kontaktuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar.

“Prishtinë 30.05.2024 – 00:50. Është raportuar se në lokacionin e lartcekur ka pasur të shtëna me armë zjarri në mes të dy veturave, policia ka dalë në vendin e ngjarjes por nuk ka hasur në personat e dyshuar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur tri gëzhoja, një fishek. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar.”