Rozë

Të ndarë që prej vitit 2015, Ben Affleck dhe Jennifer Garner do kalojnë Krishtlindjen së bashku

By GAZETA SCANNER

December 08, 2024

Ben Affleck dhe Jennifer Garner do të kalojnë Krishtlindjet së bashku këtë vit. Ish-çifti do të jetë bashkë gjatë pushimeve për hir të fëmijëve të tyre Violet, Finn dhe Samuel.

Edhe pse u ndanë në vitin 2015, dy aktorët janë në marrëdhënie shumë të mira dhe kujdesen që të jenë në jetën e njëri-tjetrit për të rritur siç duhet fëmijët e tyre.

Sipas “People”, duke qenë se ata i kaluan pushimet e vitit të kaluar të ndarë pasi Ben Affleck ishte me Jennifer Lopez dhe familjen e saj, këtë herë ata do të jenë të gjithë bashkë si familje.

“Jen me të vërtetë dëshiron që fëmijët e saj të jenë të lumtur. Ajo do të vazhdojë të sigurohet që të gjithë të kalojnë kohë së bashku si familje dhe kjo përfshin Benin”, tha një burim i afërt me Jennifer Garner.

Më pas ai shtoi: “Ata kanë plane për Krishtlindje me fëmijët. Ata kënaqen kur kalojnë kohë së bashku”.

I njëjti person ka bërë të qartë se nuk ka asnjë mundësi për ribashkim mes tyre, ndërsa ka theksuar se takimet e tyre kanë të bëjnë vetëm me fëmijët e tyre.