E një qift i moshuar në Fushë Kosovë përveç kushteve të vështira dhe vetmisë ata përballen edhe me një sëmundje. Sadije Halimi dhe bashkëshorti i saj thonë që e kanë vështirë ti kryejnë gjitha obligimet e jetesës me paratë e pensionit.
Drunjtë po i kursejnë pasi që nuk kanë edhe shumë për ta kaluar këtë dimër.
Këta janë dy të moshuarit të cilët jetojnë vetëm në këtë shtëpi në Fushë Kosovë.
Festa e fundvitit për ta ishte e zbehtë.
Për shtëpinë ku jetojnë falënderojnë komunën.
Por halli i tyre është pagesa për ilaqe, ushqim e ngrohje.
E përveç vetmisë dhe kushteve të rënda në të cilat jetojnë ata, tash e disa vite zonja Sadije përballet edhe me sëmundjen e kancerit.
“Unë kerr jo kamt nuk më majn qaq fort, vec rreth oborrit ma anej nuk muj dal, niher mka thon ibrahimi mir je por pe hetoj veten qe mka dal apet. Ma kan hek njomen ganderr, tani tjetren tani 2022 ma kan largu krejt, venin ma kan pi jo knej, thitë Sadije Halimi.
Krahas sëmundjes, e zonja e shtëpisë ka edhe një hall tjetër, atë të parave.
Për shkak të kushteve të rënda dhe ftohtit, ajo ka probleme edhe të tjera shëndetësore.
“Promaja mka rrok, nbanjo mrroku mdul goja krejt knej, pom thot burri tu ka dredhu goja, ambulanca na mur, ni vjet gati krejt goja mu pat marr, mka met pak syni me behane, dit dit krejt zvogëlohet”, ëhstë shprehur Halimi.
E kërkesa e tyre e vetme është që në këto ditë të festave të ketë njerëz që mund t’i ndihmojnë këta dy të moshuar me ushqime, mjete financiare për barna dhe dru për ngrohje.
Rinesa Osmanaj