Shëndeti

Të mbijetuarit e kancerit vuajnë nga stresi post-traumatik

By GAZETA SCANNER 1

July 15, 2024

Pacientët që i mbijetojnë kancerit përballen me një problem shumë të madh.

Ekspertët kanë arritur në konkluzionin se ata vuajnë nga stresi post-traumatik, të shkaktuar nga trajtimi që u kanë bërë ndaj sëmundjes më herët.

Por edhe te njerëzit që diagnostikohen me këtë sëmundje, numri i të cilëve është i madh në Britani problemet emocionale rriten. Ekspertët kanë studiuar rastet e pacientëve që , kanë pasur kancer dhe kanë zbuluar se ata vuajnë nga frika, zemërimi dhe gjumi i ndërprerë.

Sipas një psikoterapiste nga grupi i shëndetit mendor Priory, kjo mund të çojë në çrregullime të stresit post-traumatik , i ngjashëm me atë të ushtarëve dhe viktimave të fatkeqësive natyrore. Julia Cole, nga Qendra e Mirëqenies së Priorit në Southampton tha se 240,000 britanikë kanë probleme të shëndetit mendor të shkaktuara nga trajtimi i tyre ndaj kancerit.

Sipas saj pacientët ndodhen sikur ndodhen në një anije të hedhur në mes stuhisë gjatë diagnozës dhe trajtimit, dhe pastaj ata futen në një lloj ishulli dhe mendojnë se çfarë do të ndodh tani? ‘Ndjehen si të huaj për veten e tyre. Rruga përpara është e papritur.

Tronditja e diagnozës vazhdon, frika e një përsëritjeje, shqetësimi për familjet, vdekshmëria, të gjitha këto çojnë në shfaqjen e stresit.