Sport

Të martën shorti për gjysmëfinale e Kupës së Kosovës

Tërheqja e shorti për çiftet gjysmëfinale të Digitalb Kupës së Kosovës do të bëhet të martën më 18 shkurt, në orën 12:00, në selinë e FFK-së, njofton, FFK, transmeton GazetaScanner.

Pjesëmarrjen në këtë fazë të garave e kanë siguruar Prishtina, Ballkani, Drenica dhe Feronikeli.

Në këtë fazë do të luhet me sistem vajtje-ardhje. Ndeshjet e para luhen më 8 prill, derisa ato të kthimit më 22 prill. /Scanner/