Teknologji

Të flasësh dhe askush pranë mos të të dëgjojë, është e mundur falë maskës së heshtur

By GAZETA SCANNER 1

February 27, 2024

Po sikur të flasësh në një telefonatë apo videocall në mes të njerëzve apo zhurmës, por askush mos të dëgjojë çfarë ti po thua?

Kufjet janë zgjidhja që njerëzit përreth mos të dëgjojnë atë që personi në anën tjetër të telefonit po thotë. Po për atë që thua ti?

Skyted ka prezantuar maskën e heshtur.

Maska e heshtur është një pajisje që redukton zhurmën e krijuar dhe lejon përdoruesit të flasin në mënyrë konfidenciale në hapësira publike pa duke u dëgjuar.

Maska redukton zhurmën me 25 decibel dhe jep mundësinë për të bërë biseda tërësisht private. Teknologjia bazohet në rezonatorët e përdorur në motorët e avionëve, të cilët tërheqin tingullin, duke parandaluar rrjedhjen e tij. Maska përfshin një mikrofon dhe mund të lidhet me pajisjet nëpërmjet Bluetooth ose një fish, duke u mundësuar përdoruesve të flasin pa duke u dëgjuar nga ata që kanë pranë. Maska e heshtur është në dispozicion për 299 dollarë, në Kickstarter.