Kulturë

Të famshmit shqiptarë që ndërruan jetë gjatë vitit 2021

By GAZETA SCANNER 1

January 01, 2022

Viti 2021 përveç sukseseve dhe momenteve të bukura u përcjell edhe me humbjen e disa prej artistëve me shumë vlera për estradën tonë.

Disa prej tyre ndërruan jetë duke lënë një boshllëk të madh në skenën muzikore, gjithashtu edhe artin në përgjithësi, shkruan lajmi.net.

Rasim Thaçi – Cima

Një lajm i cili trishtoi publikun, ishte ndarja nga jeta e humoristit Rasim Thaçi-Cima.

Cima ndërroi jetë nga infektimi me koronavirus, pas disa javësh qëndrimi në Qëndren Klinike

Universitare në Prishtinë, saktësisht në klinikën e Infektivës. Disa herë pas përmirësimit të gjendjes së humoristit nga mjekët thuhej se do shërohej, megjithatë COVID-19 i mori jetën për një kohë të shkurtër.

Lajmin për vdekjen e Cimës e bëri vajza e tij, Adelina përmes rrjeteve sociale. Humoristi i ndjerë, vdiq me 26-të mars pas komplikimeve me COVID-19.

Kujtojmë se, Cima ndërroi jetë në moshën 71 vjeçare duke lënë pas një karrierë të bujshmë prej një humoristi profesionist.

Një intervistë të tij për emisionin “Mirage” në vitin 2017-të mund ta shihni në linkun më poshtë.

Xhemil Tagani

Aktori, Xhemil Tagani vdiq me 4 janar të këtij viti në moshën 75 vjeçare. Lajmin për vdekjen e tij e kishin bërë miq dhe të afërm të aktorit në të njëjtën kohë duke lavdëruar karrierën e tij prej një artisti.

Theksojmë se, aktori i ndjerë ka interpretuar më shumë se 70-të role në teatër kryesisht nga dramaturgjia kombëtare.

Luran Ahmeti

Edhe, aktori i mirënjohur Luran Ahmeti vdiq me datë 25 të muajit mars të ketij viti ku humbi betejën me COVID-19.

Lajmin pë vdekjen e Luran Ahmetit e kishte bërë të ditur Muhamed Zekiri përmes rrjeteve soociale.

Kujtojmë, se aktori i ndjerë ka pasur role të shumta në Teatrin Kombëtar të Shkupit ndërsa së fundmi u njoh edhe me rolin në serialin “O sa mirë”.

Hajrullah Ramizi

Muaji nëntor i këtij viti, data 18-të ishte e kobshme për artin në përgjithësi, kjo për faktin se kinematografia shqiptare humbi një nga aktorët më të talentuar.

Hajrullah Ramizi ndërroi jetë në moshën 37-të vjeçare, lajm të cilin e kishte bërë publik faqja zyrtare e “Teatrit Shqiptar”.

Muharrem Sylejmani

Përveç ngritjes në piedestal karrierës së të ndjerit nuk ishin bërë publike shkaqet e vdekjes. Një tjetër aktor që la skenën kinematografike ishte edhe Muharrem Sylejmani i cili ndërroi jetë me 1 shtator.

Ai ishte bartës i 30-të roleve kryesore dhe regjisor i dhjetëra shfaqjeve.

Shaqir Hoti

Në muajin prill ndërroi jetë instrumentisti i njohur Kosovar, Shaqir Hoti. Përmes rrjeteve sociale, djali i tij kishte njoftuar se i ka ndërruar jetë babai.

Kujtojmë se, Hoti vdiq në moshën 85 vjeçare.

Hueyda El Sayed

Në muajin nëntor me datën 23 ndërroi jetë balerina e njohur Hueyda El Sayed.

Balerina, vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë, sëmundje e cila edhe i mori jetën në moshën 46-të vjeçare.

Burbuqe Berisha

Në muajin tetor një lajm i cili erdhi befasi dhe preku të gjithë, ishte lajmi së regjisorja, Burbuqe Berisha ka ndërruar jetë. Lajmi bëri bujë sepse regjisorja e ndjerë kishte ndërruar jetë në vendin e punës dhe nuk ishin të qarta arsyet. Më vonë u zbulua se Burbuqe Berisha ka qene vite në dializë. Ajo ka ndërruar jetë në moshën 51 vjecare.

Berisha njihet si regjisore e disa prodhimeve kinematografike vendore dhe shfaqjeve teatrale. Gjithashtu e ndjera ka shërbyer edhe si drejtoreshë e Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Ylber Aliu

Data 30-të qershor 2021 ishte e dhimbshmë për të gjithë estradën kosovare.

Këngëtari i mirënjohur, Ylber Aliu ndërroi jetë si pasojë e sëmundjes së veshkave. Artisti nga Maqedonia e Veriut kishte kohë që trajtohej në dializë sepse e kishte të dëmtuar njërën veshkë.

Lajmin për vdekjen e tij e bën miq të të ndjerit. Ndryshe, Ylber Aliu ka shumë projekte muzikore duke mos munguar edhe bashkëpunimet.

Kujtim Prodani

Një tjetër këngëtar që humbëm gjatë këtij viti ishte edhe Kujtim Prodani. Ai ndërroi jetë në janar të këtij viti me datën 6-të në moshën 57-të vjeçare.

I ndjeri ishte duke u kuruar nga COVID-19-të por nuk arriti ta përballonte gjë e cila ia përkeqësoi gjendjen.

Ismet Bogujevci

Ismet Bogujevci u largua nga kjo botë me 13-të maj, lajmin për vdekjen e tij u bë i ditur nga familjarët.

Bogujevci ndërroi jetë në moshën 69-të vjeçare i cili la pas një karrierë me plot vlera nisur që nga viti 1972-të dhe nuk u shua deri në ditët e fundit të jetës së tij./Lajmi.net/