Lajme

Të enjten nis gjykimi ndaj Shalës, Januzit e Bahtijarit, Gjykata Speciale del me njoftim

By GAZETA SCANNER 1

November 11, 2024

Të enjten pritet të nis gjykimi në çështjen e Sabit Januzit, Ismet Bahtijarit dhe Haxhi Shalës në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK).

Të akuzuarit akuzohen për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare dhe frikësim gjatë procedurave penale.

Konkretisht, në Aktakuzë pretendohet se midis 5 prillit 2023 dhe 12 prillit 2023, të udhëzuar nga Shala, Januzi dhe Bahtijari u takuan secili më vete me një dëshmitar në dy raste për ta nxitur atë që të tërhiqte dëshminë, ose të mos jepte dëshmi në proceset zyrtare para DHSK-së, përfshirë përmes kërcënimit të rëndë dhe premtimit për dhuratë, apo për ndonjë formë tjetër përfitimi.