Lajme

Të enjten, Erdogani viziton Shqipërinë

By GAZETA SCANNER 1

October 05, 2024

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan do të vizitojë kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranën javën e ardhshme.

Ai do të jetë në Shqipëri me 10 tetor dhe do të qëndrojë për disa orë, ndërsa më 11 tetor do të jetë në Serbi, shkruan Tvklan.al

Në Tiranë, presidenti Erdogan do të pritet nga kryeministri Edi Rama, me të cilin do të zhvillojë një takim bashkë me kabinetet përkatëse, si vijueshmëri e zbatimit te marrëveshjeve.