Rozë

“Të dua Shqipëri”, Bebe publikon foto nga vizita e saj dyditore

Bebe Rexha ka publikuar foto nga vizita e saj e shkurtër në Shqipëri.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, më 2 dhjetor ka vizituar Shqipërinë.

Qëllimi i kësaj vizite ishte t’iu ndihmonte nga afër të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit, pas grumbullimit të një shume të konsiderueshme me fondacionin që e hapi.

Pasi është kthyer në Amerikë, Bebe, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Instagram” ka publikuar imazhe nga vizita që iu ka bërë zonave të prekura nga tërmeti.

“Dje u ktheva nga një udhëtim dyditor në Shqipëri, ku pash dëmet e shkaktuara nga tërmeti dhe u takova me ata që u prekën nga ky tërmet. Unë jam me zemër të mbushur dhe mirësi nga njerëzit atje, si dhe me të gjithë që kanë dhuruar nga e mbarë bota. Nuk mund t’ju falënderojmë mjaftueshëm. Ne kemi përzgjedhur dy shtëpi të dëmtuara nga tërmeti për t’i rindërtuar, si fillim. Ju lutemi vazhdoni të përhapni vetëdijen për këtë tragjedi dhe ndihmën që i duhet Shqipërisë. E dua vendin tim. Të dua Shqipëri”, ka shkruar Bebe Rexha.