Op/Ed

Të Dielat e punës në Republikën e Kosovës

Shkruan: Ramiz Kelmendi

Duke parë vendimet e kuvendeve komunale ‘ad hoc’ mbi të dielat e punës për objektet tregtare për të cilën gjë mendojë që është e arsyeshme, sepse mundëson që të punësuarit në këto sektore të jenë së bashku me familjen në njërën anë dhe duke i mbrojtur edhe të punësuarit individual në objektet e tyre nga orari i punës së tejzgjatur;

Mendoj që këtë prcesë duhet vendosur dhe implementuar në këtë formë;

1. Të mbahet takimi i Asociacionit të Komunave dhe të nxjerret vendimi i cili vlenë për tërë territorin e Kosovës.

2. Të nxjerret vendimi i zgjuar i cili mbështet kërkesat e konsumatorit për tu furnizuar me rregull, të zgjidhen kërkesat e diaspores gjatë sezonave verore dhe dimërore, të zgjidhen kërkesat e festave dhe furnizimit për to.

3. Të zgjidhen oraret e pas orës 22:30 minuta me të cilët mundësohet kthimi i të punësuarve pas kësaj ore, në mungesë të transportit publik.

4. Të aplikohet edhe në restorane, kafiteri dhe ate tu lejohet orari i punës nga ora 14:00 deri në ora 21:00.

Sugjeroj që do ishte i nevojshëm një vendim qeveritarë për të përfshirë tërë territorin e Republikes së Kosovës, në mënyrë që mos të ketë ndarje territoriale komunale dhe qytetare, por kjo të rregullohet me një marrëveshje të Asociacioneve komunale.

Duke i cekur shembujt e sipërpërmendur në 4 pika, mendojë se orari duhet të përfshijë disa të diela që bijnë para festave fetare në veçanti, sepse në të kundërtën kjo e pamundëson furnizimin e nevojshëm për këto festa (p.sh. e Diela që është me më pak se 4 ditë para festave, viti i ri, Kurban Bajrami, Fiter Bajrami, Krishtlindjet, Pashkët, Festa e Pavarësisë, të jenë të punës).

Pastaj, meqenëse sezoni veror, duke filluar nga data 15 Korrik deri më 20 Gusht janë ditët e diaspores dhe nevojat e tyre për blerje dhe rekreacion janë më se të nevojshme, duhet aplikuar të dielat e punës.

Këto vendime nuk duhet të jenë mundësi e zhvillimit të informalitetit të punës duke i shërbyer pushimit të të punësuarve për punë personale në prona dhe ndërtime vetanake.

Mendoj, që nëse zbatohet ky proces i filluar nuk do të ketë lëvizje të qytetarëve në komuna tjera, do ruhet i punësuari nga keqpërdorimet dhe pamundësia për të kontrolluar bizneset, do shtohen lidhshmëritë e familjeve dhe nevoja për veprime edukative si dhe shumë çështje tjera pozitive.