Rozë

Të afërmit iu përgjëruan J.K. Rowlingut që t’i mbante private qëndrimet ndaj transgjinorëve

By GAZETA SCANNER 1

May 30, 2024

Shkrimtarja J.K. Rowling, ka thënë që më të dashurit e saj i kishin kërkuar që t’i mbante private qëndrimet e saj ndaj transgjinorëve.

Në vitet e fundit autorja ka ngjallur shumë kundërthënie me qëndrimet e saj, të cilat janë dënuar qëndrime transfobike.

Ndërkaq, tani, sipas NME-së, ajo ka kontribuuar në një përmbledhje esesh, The Women Who Wouldn’t Wheesht, ku ka rrëfyer se si janë ndier familjarët e saj rreth kësaj situate.

“Njerëzit përreth meje, përfshirë edhe disa që i dua, më lusnin që të mos flisja”, ka shkruar ajo.