Rozë

Tayna s’gjen qetësi me këngën e re, ja çka ndodhi

By GAZETA SCANNER 1

June 11, 2024

Tayna është rikthyer me këngë të re e cila quhet “Si ai”.

Reperja e cila ka disa muaj që nuk është bërë “e gjallë” në industrinë muzikore, erdhi me videoklip të ri i cili u publikua mbrëmë në kanalin e saj të ri muzikor në YouTube.

Megjithatë, artistja s’po gjen qetësi. Projekti është hequr dhe kur bën kërkimet për këngën e saj, shkruan: “Kjo video nuk disponohet më për shkak të një pretendimi për të drejtën e autorit nga Rinor Hykolli”.

Nuk dihet ende nëse dyshja që për vite me radhë ishin bashkë në muzikë, i kanë sqaruar punët mes vete.