Këngëtarja Taylor Swift ka dhënë detaje të reja për albumin e saj më të ri, “The Tortured Poets Department”.
Mbrëmjen e së dielës, 34-vjeçarja doli në skenën e Singporit për të performuar për rreth 55 mijë fansa dhe dha detaje.
Swift, derisa ishte e ulur duke luajtur në piano, zbuloi versionin e katërt dhe të fundit të albumit të saj të ardhshëm.
Ajo bëri të ditur se është vendosur fotografia që do të përdoret për album, si dhe albumit do t’i bashkëngjitet një këngë e re e këngëtares e quajtur “The Black Dog”, shkruan People.