Rozë

Tatuazhi i ri i Loredanës është ndryshe, për një arsye të veçantë

Hana, vajza e Mozzik dhe Loredanës, është rritur mjaftueshëm sa për t’i dhënë ide tatuazhesh së ëmës! Të paktën, kështu u shpreh reperja teksa i tregonte ndjekësve tatuazhin e ri në krahun e saj.

Një panda e vogël e shtrirë, ishte kërkesa e Hanës! 

“Hana e donte këtë, prandaj e bëra!”- shkruan Loredana në foton e postuar në Instastory.

Tatuazhi i ri i Loredanës është ndryshe, për një arsye

Arushët panda mund të jenë të preferuarët e vogëlushes Hana dhe nëse po, kaq mjafton për t’u kthyer në tatuazh minimalist në trupin e Loredanës.