Lajme

Tasholli: VV-ja po e mbron flamurin lara-lara, LDK-ja bashkimin kombëtar e PDK-ja pronën publike

By GAZETA SCANNER 1

June 10, 2024

Analisti Ismail Tasholli i ftuar në “Debat Plus” ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje po e mbron flamurin lara-lara, Lidhja Demokratike e Kosovës, Bashkimin Kombëtar e Partia Demokratike e Kosovës pronën publike.

“Vetëvendosja po e mbron flamurin lara-lara, LDK-ja Bashkimin Kombëtar e PDK-ja pronën publike, kjo është atipizmi i partive politike që deri sot janë identifiku me pozicione krejt tjera,” ka thënë Tasholli.

Sa i përket politikës dhe publikut, sipas Tashollit shpeshherë Kosova e Shqipëria kanë instrumentalizuar njëra-tjetrin për të përquar mesazhe të brendshme ose të caktuara politike.

“Shpeshherë ata andej kufirit kur e kanë sulmuar zotin Rama për të njejtat veprime e kanë arsyetu dhe kursy zotrin Kurti ose anasjelltas këtu, ata që e kanë sulmu zotrin Kurti për të njëjtat arsye për të njejtat kritika e kanë kursy zotrin Rama kjo i bjen që ne deri diku e kemi përdor njëri tjetrin si vegël duke qenë që nuk e kemi jetuar përditshmërinë as administrative as politike të njeri tjetrit e këtu duhet të jemi të kujdeshëm në këto diskutime”, u shpreh Tasholli.

Sa i përket “Ftohjes e ngrohjes” me LDK-në, Tasholli thotë se sot njerëzit kryesor të partisë LDK nuk kanë marrë pjesë në konferencë për të bërë ndëgjime ndaj kryeministrit Rama.

“Për shkak të revoltës dhe një trashëgimie të tyre politike që mendojnë që zotri Rama në interpretimet e veta ka qenë shumë brutal ose PS-ja apo cilado qoftë, Rama në themelimet e VV ka qenë musafir tek ta dhe e ka qujt VV-në pasuri kombëtare”, deklaroi Tasholli.