Shaban Tasholli, ish-kryetar i Sindikatës së Policisë së Kosovës, ka folur për disa prej çështjeve që preukopojnë policët e Kosovës.
Sipas tij, ende nuk ka sigurim jetësor e shëndetësor për policët kosovarë.
“Shteti ka bërë pak për policinë tonë. Duhet të fillojmë nga fillimi, e kemi heroin e parë Nazim Rexhepi, të fundit e kemi Afrim Bunjakun. Gjithsej i kemi 24 policë të rënë në detyrë. Shteti si shtet ka bërë pak apo hiç. Për kushtet e policëve sa i përket anës teknike, veshmbathja, automjetet, armët, janë më mirë. Pagat, pensionet, sigurimet, shteti jonë edhe dje edhe sot pak ka bërë për Policinë e Kosovës”, tha ai.
Në fjalën e tij, Tasholli ka përmendur që gruaja e Enver Zymerit, policit hero që ra në krye të detyrës gjatë marrjes së pikave kufitare në veri në vitin 2011.
“Sot më brengos, e kemi të papunë gruan e Enver Zymerit dhe gruan e Izet Demës. Dyjat janë pa punë. Kush derën nuk ua çel atyre grave”, tha ai në RTV Dukagjini.