Lajme

Taravari uron Kosovën për votimin në Asamblenë e KiE: Gjithmonë me Kosovën tonë

By GAZETA SCANNER 1

April 16, 2024

Kandidati i VLEN-it për president në Maqedoni të Veriut, Arben Taravari, e ka uruar votimin ‘për’ të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës që Kosova të avancojë edhe më tej drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

“Gjithmonë me Kosovën tonë! E uroj Kosovën për votimin e opinionit pozitiv për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Rruga drejt forcimit të sovranitetit të jashtëm është e vështirë, por me qeveri të pakorruptuar si ajo e Albin Kurtit, bëhet më e lehtë. Urime gjithë shqiptarëve, dhe sukseset mos u ndalshin!”, ka shkruar Taravari në Facebook.