Lajme

Taravari pas humbjes: Më 8 maj shqiptarët do të dalin më shumë

By GAZETA SCANNER 1

April 24, 2024

Arben Taravari është deklaruar pas rezultateve preliminare të zgjedhjeve për president të Maqedonisë së Veriut.

Kandidati nga koalicioni VLEN tha se Bashkimi Demokratike për Integrim nuk deshi të koordinohej me për president shqiptar.

Ai pretendon se BDI ka manipuluar me votat joshqiptare.

“Por manipulimeve do t’u vijë fundi në 8 maj. Dihet se në zgjedhjet parlamentare shqiptarët do të dalin shumë më shumë, kundër çdo pazari. Bashkë, pa hile, me vendosmëri!”, tha ai.

Taravari deri më tani ka arritur t’i fitojë 9.57 përqind e votave në nivel vendi.

Më 8 maj, në RMV do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale e po ashtu edhe zgjedhjet parlamentare.