Sport

Talenti italian “refuzon” rikthimint tek Inter: Ndihem mirë te Bologna

By GAZETA SCANNER 1

February 29, 2024

Giovanni Fabbian është një nga risitë më të bukura të këtij sezoni te Bologna. Klubi emilian e bleu 21-vjeçarin nga “Zikaltërit” e Inter gjatë verës së kaluar, për shifrën e 5 milionë eurove, me këta të fundit, që kanë të drejtën e riblerjes së tij, në verën e vitti 2025, për vetëm 12 milionë euro.

Deri më tani mesfushori po performon mjaft mirë me “Kuqeblutë” e teknikut, Thiago Motta, duke realizuar deri tani 4 gola dhe 2 asiste në Serie A. Së fundmi lojtari i talentuar ka folur edhe  në lidhje me mundësinë e rikthimit tek ekipi i Simone Inzaghi, Fabbian, i cili është edhe pjesë e Italisë U21, ku tha se aktualisht ndihet mirë tek “Emilianët”.

“Ndihem mirë te Bologna, dhe mos kujtoni se kjo është një përgjigje diplomatike. Grupi është i shkëlqyer, po argëtohemi. Jemi një grup djemsh që kemi një dëshirë të madhe për të luajtur futboll, jo vetëm për të fituar. Pastaj është edhe trajneri. Thiago Motta është një mjeshtër futbolli”,- theksoi “ylli” italian.