Valentin Carboni do të largohet nga Inter këtë verë në formë huazimi tek ekipi tjetër i Serie A, Monza, shkruajnë mediet italiane.
Talenti argjentinas do të huazohet deri në qershor të vitit të ardhshëm, derisa kohë më parë ka zgjatur kontratën me Inter deri në qershorin e vitit 2028.
Mesfushori 18 vjeçari është në mesin e lojtarëve më premtues në futbollin italian dhe llogaritet si aset i kombëtarës së Argjentinës.