Lajme

Takohen Begaj dhe Osmani, në 25-vjetorin e çlirimit të vendit

By GAZETA SCANNER 1

June 12, 2024

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, është pritur në një takim nga e para e vendit, Vjosa Osmani

Ndonëse u takuan edhe dje në Parkun e Gërmisë, dy presidentët e shqiptarëve sot u takuan zyrtarisht në Presidencë, me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Begaj do të ndjekë nga afër aktivitetet e shumta të ditës së sotme, pikërisht për nder të këtij përvjetori, shkruan Indeksonline.

Ky takim, për Osmanin, i paraprin seancës solemne të Kuvendit të Kosovës, e më pas edhe parakalimit të ushtarëve të FSK-së dhe pjesëtarëve të Policisë së Kosovës