Lajme

Takimi në Bruksel/ Musliu-Shoshi: Informojeni Glaukun që dialogu nuk është në arkivol – ta ftojë Bislimin për llogaridhënie

By GAZETA SCANNER 1

September 18, 2024

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar pas takimit të djeshëm të kryenegociatorëve në Bruksel.

Ajo në një postimi në Facebook, ka ironizuar duke thënë se dikush ta informojë Glauk Konjufcën, se dialogu nuk është në arkivol por më i fortë se kurrë.

Ajo ka shtuar se Konjufca duhet ta ftojë Bislimin në llogaridhënie që ai të tregojë se a po diskutohet për çështje të brendshme të sovranitetit të Kosovës.

Postimi i saj i plotë:

Informone Glaukun që dialogu NUK është në arkivol po më i forte se kurre!Si Kryetar Kuvendi mirë është me ftu Besnikun në llogaridhënje se a po diskutohet për çështje të brendshme të sovranitetit të Kosovës!